Një pjesë e rrugës “Fehmi Agani”, më saktësisht rruga te “kafet e vogla” në Prishtinë, sot do të jetë e bllokuar për qarkullim, raporton Ekonomia Online.
Aty sonte pritet të mbahet evenimenti “Street Party Prishtina”.
Eventi fillon në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri në orën 23:00, teksa do të vazhdojë edhe më pas me një “After Party”.
Në pjesë të ndryshme të kësaj rruge janë parë të vendosura edhe tavolinat e birrarive.
Gypsy Groove, Jazzkova, D Master, Beat Movement nga Italia janë disa nga artistët që do të jenë pjesë e eventit, teksa artisti kryesorë i natës është Antigone nga Franca.