Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojevë, është i mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Ekonomia Online bëri të ditur se rrugët tjera në rajon mbeten kryesisht të kalueshme.

Shoferëve u rekomandohet të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas. Policia ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat rurale, për shkak të kushteve të vështirësuara atmosferike dhe sasisë më të madhe të borës.

“Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim. Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas. Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.”

Të ngjashme