Mbyllet restauranti në të cilin u helmuan 50 mysafirë

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 16:51 | Nga

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka vendosur sot të mbyllë restorantin ku u helmuan mbi 50 dasmorë nga Shijaku. Sipas AKU-së, restoranti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e plotë të analizave, për të kuptuar se çfarë i helmoi dasmorët.

Mbi 50 dasmorë në Shijak janë helmuar nga ushqimi që hëngrën në lokal dhe kanë përfunduar në spitalin e Durrësit. Ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Ndërkaq, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49, 57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme