Një grua e paemëruar nga Adelaide e Australisë, i ka mbyllur 14 mace, të cilat më pas e kanë shqyer njëra-tjetrën sepse kishin uri të madhe.
Fqinjët që ankoheshin për erë të rëndë që vinte nga shtëpia që e kishin pranë, e kanë kërkuar ndihmën e policisë, transmeton Telegrafi.
Këta të fundit, pasi kanë hyrë me forcë në pronën e pabanuar, i kanë gjetur mbetjet e kafshëve që kanë nisur të dekompozohen.
Aty është gjetur vetëm një mace e gjallë, por në gjendjet shumë të rëndë.
Mësohet se pronarja e shtëpisë, ka të meta mendore dhe pasi i ka mbyllur qëllimisht, ka harruar dhe nuk ka shkuar për t’i ushqyer apo lënë të lira.