Arian Henci, njëri ndër gastronomët më të njohur në Prishtinë, në një status në Facebook, tregoi për disa kafenet/baret e Prishtinës që po mbyllen. I fundit Bon Vivanti i njohur.
Ky fenomen është pasojë e një klime depresive në ekonomi dhe politikë, i cili tashmë po vërehet edhe në venitjen e jetës se natës në Prishtinë, dikur e njohur pikërisht për këtë.
Mendoj që është pikëlluese kur mbyllet nje biznes. Pikëlluese, sepse është investim i madh i dikujt, jo vetëm financiar. Punë, plane, stres, ëndrra.
Kur mbyllet një biznes, sado i vogël qe te jete pasojat janë zinxhirore. Psh në rastin e gastronomisë pasojat i ndjen prej atij prodhuesit të perimeve diku në ndonjë fushë të Kosovës, furnitorët e ushqimeve dhe pijeve te ndryshme, kamarierët dhe stafi që do të mbetet pa punë, qiradhënësi, e deri tek thesari i shtetit që do të ketë të hyra më pak…
Dhe në këtë situatë, shumë kush gëzohet kur e sheh qe po mbyllet një biznes. Fatkeqësisht, kësi gomarë ka sa te duash…
Mos të harrojmë, këtë klimë anti biznes e ka krijuar Qeveria Kurti. Ama, janë edhe bizneset që e kanë ndihmu shumë për ta sjellë ne pushtet këtë Qeveri. Financiarisht, po mendoj.
E, nëse dojnë ditë t’mira, për vendin, veten dhe bizneset e tyre, u takon po bizneseve ta japin kontributin e tyre. Ta çojnë në shtëpi…