Mbytet në Shëngjin turistja 71-vjeçare nga Podujeva, viktima e katërt nga Kosova

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Viktima e 6-të në plazhet e detit shqiptar, që ndodhi dje, ishte pushuesja nga Podujeva e identifikuar me inicialet Sh.L. Kjo është viktima e katërt nga Kosova.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihen akoma detaje të reja në lidhje me mbytjen e turistes

Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë, ku vëllai i tij e pa gjithë skenën nga bregu dhe nuk mundi që ta shpëtonte.

Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar jetë tre pushues kosovarë, një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit, një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës, shkruan Shqiptarja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme