McAllister: Serbia në rrugën e duhur drejt BE-së

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 10:56 | Nga

Serbia po bën përparim të vazhdueshëm në zbatimin e një programi ambicioz të reformave politike, ligjore dhe ekonomike, ka thënë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAlister.

Ai njëherit ka theksuar se Serbia është në rrugën e duhur në përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në BE.

Në një tekst autorial për portalin “European Western Balkans”, ai shkruan se këtë e vuri re edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd në muajin gusht.

Sipas tij, Brukseli duhet të mbështesë çdo hap drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane, derisa Serbia është duke përparuar në mënyrë të qëndrueshme në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme