David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian po qëndron në Kosovë.
Fillimisht ai ka takuar presidentin, Hashim Thaçi, me të cilin është diskutuar rruga e Kosovës drejt BE-së, shkruan EkonomiaOnline.
“Që tani jemi të bashkuar në vlera e parime. Fuqia jonë e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës sonë euroatlantike,” ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Gjatë ditës McAllister do të takojë edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj.