Conor McGregor ka postuar dy video gjatë sesionit të tij të stërvitjeve në rikthimin në UFC.
Boksieri irlandez nuk ka luftuar që nga humbja që pësoi prej Khabib Nurmagomedovit në muajin tetor të vitit të kaluar.
Kampioni i peshave të lehta e mposhti Dustin Poirierin në fillim të këtij muaji, derisa McGegor ka qenë duke u marrë me gjëra kontroverse.
Irlandezi i theu telefonin një fansi në Miami, ndërsa disa javë më parë grushtoi në një kafene një të moshuar që i refuzoi uiskin e tij.
McGregor është rikuperuar nga një lëndim që kishte në dorë, gjersa tani po përgatitet që të rikthehet në artet e përziera marciale.