VAR-i pritet të prezantohet në boksin britanik

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Boksi britanik pritet të prezantojë sistemin e videondihmës (VAR), që ka qenë burim i shumë polemikave në futboll.

Bordi i Kontrollit i Boksit Britanik (BBBofC) do të diskutojë për sistemin e video-përsëritjes në takimin e ardhshëm të këshillit dhe duket më se e sigurt se do të aprovohet, shkruan Daily Mai.

Lëvizja i ka pasuar vendimit të WBC-së për të ndryshuar vendimin në meçin për titull bote mes britanikut Charlie Edwards dhe meksikanit Julio Martinez në Londër të shtunën e kaluar, transmeton Koha Ditore.

Edwards u ndal me ndërprerje në raundin e tretë. Fillimisht i ishte dhënë fitorja me nokaut në raundin e tretë Martinezit, por më pas WBC e ndryshoi vendimin, duke e shpallur meçin jovalid, pasi që goditjen përfundimtare Martinez e kishte dhënë në momentin kur Edwards ishte shtrirë në gjunjë.

WBC (World Boxing Council) është prej katër versioneve kryesore në boksin profesionist.

Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman,intervenoi në ring pasi shikoi xhirimet në ekran gjigant, ku Edwardsi u godit derisa ishte ulur në njërin gju. Kështu që Edwards mbajti titullin në peshën mizë./Kohanet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme