Conor McGregor ka pësuar humbje shokuese nga Dustin Poirieri në përballjen kryesore të mbrëmjes së UFC-së të mbajtur në Etihad Arena në Abu Dhabi.
Poirier e nokautoi McGregorin në raund të dytë, duke përdorur fillimisht goditjet me këmbë e më pastaj duke e rrëzuar me një seri grushtesh.
“Jam i lumtur. Kam punuar shumë në këtë. Së pari dua të them se Conori e ka pranuar rezultatin në mënyrë shumë profesioniale. Ai është profesionist. Kam vetëm respekt për të. Jemi 1:1, ndoshta duhet ta organizojmë edhe një meç“, ka thënë pas meçit Poirier.
McGregor ka thënë se mungesa e gjastë nga kafazi i UFC-së e ka bërë të veten.
“Është e vështirë ta tejkalosh mosaktivitetin. Goditjet me këmbë ishin të mira, veçanërisht ato në pulp. Këmbët i kisha të vdekur nga ato goditje, dhe nuk isha komod sa duhej të isha. Por, Dustini është luftëtar i madh. Kam punuar shumë dhe jam krenar me punën. Do të doja të përfaqësoja skuadrën time më mirë. Por, do të marrim veten. Do të shkojë tash te fëmijët e mi në hotel e do të relaksohem pak”, ka thënë McGregor.
McGregor ka luftuar vetëm një herë vitin e kaluar. Ai ka thënë se këtë vit planifikon të luftojë së paku tri herë.
“Sigurisht më duhte aktivitetet. Nuk arrin asgjë me joaktivitetet në këtë punë. 1:1 Dustin. Është humbje e vështirë për të kapërdirë”, ka thënë McGregor.
Për Poirierin është fitorja e 27 në total në Artet Marciale të Përziera, karshi gjashtë humbjeve, ndërsa McGregor ka pësuar humbjen e pestë karshi 22 fitoreve.
Për humbjen nga Poirieri e ka tallur McGregorin edhe rivali i tij Khabib Nurmagomedov.
“Ja çfarë ndodh kur e ndërron skuadrën, i lë partnerët e stërvitjeve që të kanë bërë kampion dhe bën sparing me fëmijë të vegjël dhe larg nga realiteti”, ka shkruar Nurmagomedov në Twitter.