MD-ja: Kosova shteti i parë në rajon që inicion hartimin e Projektligjit kundër Femicidit

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur puna për hartimin e Projektligjit kundër Femicidit, iniciativë kjo, sipas kësaj ministrie, e para në rajon, e cila ka për qëllim fuqizimin e legjislacionit të Kosovës me dispozita të qarta dhe të ashpra kundër femicidit.

Në njoftimin e MD-së thuhet se zëvendësministri i Drejtësisë, sot ka kryesuar takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e këtij projektligjit me ç ‘rast tha se duhet të ketë ashpërsim të dispozitave ligjore, masa të rrepta për parandalimin e femicidit duke krijuar mekanizma për identifikim dhe ndjekje të rasteve të dhunës ndaj grave si dhe të parashikohet mbrojtje dhe mbështetje për gratë që janë në rrezik.

“Ligjet tona duhet të përcaktojnë qartë femicidin si një krim të veçantë dhe të parashikojnë dënime të rënda për autorët e tij. Nuk mund të lejojmë që krimet kundër grave të trajtohen me tolerancë apo paqartësi juridike. Çdo akt dhune kundër grave duhet të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit”, ka thënë Sallahu.

Të ngjashme