Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka publikuar në faqen e saj në internet sqarime për bashkatdhetarët e Kosovës sesi mund të votojnë nëpërmes postës në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që mbahen më 6 tetor 2019.
Periudha e “Votimit përmes Postës’’ për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës ka filluar sot më 19.09.2019 dhe përfundojnë me 05.09.2019, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Më herët nga 30 gushti deri më 10 shtator, ka qenë afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Këto aplikacione janë bërë përmes tri formave, nëpërmjet email-adresave të Shërbimit Votues të KQZ-së, përmes fahut postar të KQZ-së, si dhe fax-it të KQZ-së.