Më 11 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2024

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 11 prill 2024 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme