Më 24 tetor takimi i radhës në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 18 Tet 2024 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Më 24 tetor pritet të mbahet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Klan Kosova merr vesh se të enjten e ardhshme kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi dhe i asaj serbe, Petar Petkoviq, do të udhëtojnë drejt Brukselit për takim me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nuk ka ende detaje shtesë nëse atje do të mbahet një takim trepalësh.

Të ngjashme