Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale do të shqyrtohet javën e ardhshme, më 25 maj.
Tërheqja e parave nga Trusti është në rend të ditës, në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të mërkurën, e kryesuar nga Armend Muja, raporton Blic.
Sy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.
Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, më 9 mars e ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për Trustin, me të cilin kërkohet që t’iu lejohet qytetarëve edhe një tërheqje nga kursimet e tyre, për shkak të situatës së rëndë në të cilën ndodhen qytetarët pas pandemisë.
Por shqyrtimi i tij është zhagitur nga kryetari i Komisionit përkatës, Armend Muja.
Projektligji i është shpërndarë deputetëve më 27 Prill dhe afati për trajtim të tij në lexim të parë në seancë është jo më larg se 28 ditë nga dita që u është shpërndarë deputetëve, kjo do të thotë data 25 Maj 2022 është data kur Projektligji duhet të trajtohet në seancë të Kuvendit, ka shpjeguar Haxhiu.