Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Halit Konushevcin, babain e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se është vendosur që më 27 nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci,
dhe të mjekut e bashkëluftëtarit të tij, Hazir Mala, në varrezat e dëshmorëve, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.
Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.