Sot u mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku ndër tjerash, si pikë e diskutimit ishte edhe rregullorja e parkingjeve në kryeqytët, respektivisht Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me LDK në Prishtinë.
Pas diskutimeve , opozita propozoi plotësim ndryshimin e draft-rregullores ku parashihet edhe cmimorja e re, përmes te cilës veturat e para për zonat e caktuara të jenë pa pagesë, derisa veturat e dyta të paguajnë 30 euro në muaj ose 300 euro në vit.
Alban Zogaj, nënkryetar tha se pajtohem me disa propozime por me disa tjera kam kundërshtime.
“ Pajtohem me disa propozime por me të tjerat kamë disa kundërshtime, pse jemi tu dasht këtë rrëgullore na me shty para, është se na kemi problem më parkingje e ne nese e ulim cmimin ne nuk e zgjedhim problemim, pajtohem më propozimin për invalidet qe me i lirua.”-tha ai.
Ndërkaq Bahri Gashi, asambleist i AAK-së tha se propozimet jane per kete seance dhe duhet te votohen ne këtë seance, e jo te delegohen përgjegjesitë e Kuvendit Komunal ne grupe punuese.
Pas debatit, kryetarja e Grupit Parlamentar te LDK-së kërkoi qe pika per rregulloren e parkingjeve te shtyhet per seance tjeter, derisa kryetari Përparim Rama kërkoi qe kjo pike mos te shtyhet por te votohet perderisa pozite dhe opozite jane afer konsesusit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pellumb Bajqinovci kërkoi pauze 5 minuteshe per darkordim.
Pas pauzës, kryesuesi i Kuvendit Komunal hodhi ne votim pike për pike propozimet e seancës, te cilat u votuan me shumice te votave.
Pas votimit te secilit propozim të dhënë nga seanca, në rregulloren e propozuar u votua që vetura e parë e secilës familje të jetë pa pagesë, derisa vetura e dytë obligohet të paguaj 10 euro në muaj ose 100 euro në vit.
Ndërsa si kategori të liruara nga pagesa do përveç veturave zyrtare do të jenë personat me aftësi të kufizuara si dhe personat të cilëve u njihet statusi i invalidit të UÇK.
Pas votimit të tërsishëm u miratua kjo rregullore me 30 vota.