Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se seanca e ardhshme për Nasim Haradinaj, nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se seanca do të fillojë nga ora 15:00.
“Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores”.
“Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, thuhet në njoftimin Dhomave të Specializuara.