Me Artmotion je n’Plus

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kompania më e madhe në vend për shpërndarjen e shërbimeve mediale dhe internetit ARTMOTION këtë tetor ka plasuar në treg tri pako të parrezistueshme të cilat janë emëruar PLUS.

Platforma e njohur për pasurimin e përmbajtjes me kontent të ri, që nga fillimet e saja ka qëndruar pranë klientëve duke sjell risitë dhe trendet e fundit në tregun vendor.

Kanale të reja, përmbajte e re, ekskluzivitete të shumta janë disa nga gjërat që do ti perjetoni   nga Tetori në Artmotion e cila pasuron edhe më shumë pakot e veta.

Programe të reja, filma, sport, dokumentar si dhe shtimi i kanale të reja BIG Brother Vip Kosova  1 dhe 2 i cili do të filloj së shpejti janë risitë të cilat nuk do doni ti humbisni në pakot PLUS.

Me mbi 300 kanale televizive, internet te shpejte deri në 350 mbps dhe me shërbim të jashtzakonshëm ndaj klientit, Artmotion vazhdon të ofrojë ekskluzivisht platformën Digitalb, me kanalet e njohura si Top Channel, Top News, Bang Bang, Cufo, Explorer, Filma GOLD, MAX, Hits, Comedy, por edhe ligën me të madhe ne botë Premiere League.

Champions League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Formula 1,2 dhe 3, MotoGP, Prince Superligen ne Basketboll, Albi Superliga e futbollit Kosovar dhe shumë kanale tjera për të gjithë sportdashësit do te jenë të ndara në tri pakot e reja PLUS të cilat janë krijuar enkas për pasurimin e platfomës.

Pakot Premium Plus

Premium Plus është pakoja më e pasur në treg nga te gjitha platformat ekzistuese, pasi që përmban të gjitha kanalet eksluzive të platformës Digitalb, 41 kanale sportive, me mbi 300 kanale, internet të shpejt deri në 350 mbps.

Pako Family Plus

Pakoja Family Plus permban kanale të sportit, të gjitha kanalet turke, filma të platformave të ndryshme si Artmotion, Digitalb, Filmbox,, Tëvë dhe shumë të tjera.

Pako Light Plus

Pako Light është pakoja që përmban kanalet më të ndjekura nacionale, plus filmat më të ri botëror, seriale Turke si dhe shumë kanale internacionale, dokumentar dhe programe për fëmijë.  

Vizitoni pikat e shitjes së Artmotion apo thirrni në 080020600 dhe informohuni për risitë, pakot, kanalet dhe ofertat ku ti je në PLUS.

Të ngjashme