Elseid Hysaj është përfshirë në listën e lojtarëve të Lazios të pranishëm për kampin para-sezonal në Auronzo di Cadore dhe u dërgoi një mesazh tifozëve të Napolit, pasi largimit të tij.
Ish-mbrojtësi shqiptar i Napolit është bashkuar me ekipin e ri të Maurizio Sarrit, Lazion, përpara sezonit 2021-22 dhe klubi Aquile paraqiti një listë të lojtarëve të gatshëm, përfshirë edhe Hysajn.
27-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli për një shifër të raportuar prej pesë milionë eurosh në muajin gusht të vitit 2015, por u largua nga klubi pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe bashkohet me Lazion në një transferim falas.
“Falë tifozëve, ju më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë tonë”.
“Unë gjithmonë jam përpjekur ta nderoj fanellën, e vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk festova golin tim me stadiumin e mbushur!”.
“Do ju mbaj në zemrën time”, shkroi Hysaj në rrjetet sociale në një mesazh për tifozët e Napolit.
Ndryshe, Hysaj pritet shumë shpejt të zyrtarizohet te kryeqytetasit, ndërsa thuhet se do të nënshkruaj një kontratë trevjeçare.