Me dëmtime të rënda në kokë, gjendet i plagosur në rrugë biznesmeni në Himarë

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Një biznesmen është gjetur i plagosur rëndë në rrugë mbrëmë në Himarë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për biznesmenin Nikollaq Bollano, rreth 45 vjeç.

Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtime të rënda në kokë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së diel.

I dëmtuari është dërguar drejt spitalit të Vlorës.

Ende nuk ka informacion për autorët apo shkakun e kësaj plagosjeje të rëndë.

Të ngjashme