Kryeministri në detyrë Abin Kurti nuk pranoi të flasë për media as këtë pasdite për situatën me paqartësi, tek po afrohet fundi i afatit 30 ditësh, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Më duhet të shkojë me shpejtësi”, tha shkurt Kurti, në përfundim të promovimit të librit të përkthyer në gjuhën shqipe “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë” i autorit Mevludin Hrniq, i mbijetuar i kësaj masakre, promovim organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Kryeministri në detyrë Kurti nuk pranoi të flasë për media as paraditen e sotme, tek shkoi të shohë nga afër ecurinë e korrje -shirjeve në arat e komunës së Suharekës.


