Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Damir Mullaomeroviq është i bindur se do të jetë i suksesshëm si timonier i Z Mobile Prishtinës, por edhe do të forcojë lidhjen me Kosovën me punën e re të fituar.
Bardhekaltrit të enjten kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me Mullaomeroviqin, që në këtë post do ta zëvendësojë gjermanin Matthias Zollner, i cili largua nga ekipi një ditë më herët, shkruan sot Koha Ditore.
Mullaomeroviq me Prishtinën ka firmosur kontratë për dy muaj, me mundësi vazhdimi nëse ka sukses në garat evropiane. Ai pret që te Prishtina të ketë sukses, shumë më tepër se me Kosovën.
Ai debutoi me humbje në kuadër të parakualifikimeve për evropianin 2021. Kosova u mposht në Prishtinë nga Maqedonia (76:73).