Me festë dhe fishekzjarre Prishtina shënoi ndërrimin e moteve nën ritmin e artistëve vendas. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti, për të pritur vitin e ri 2019, raporton Ekonomia Online.
Flaka Kerlani, Ledri Vula, Lumi B, janë ata që ngrohën skenën për qytetarët e shumtë që pritën vitin 2019-të mes Prishtinës.
Qytetarë kanë thënë se janë të kënaqur me vitin që sapo kaloi, për të cilin nuk lanë pa përmendur krijimin e ushtrisë si gjë e mirë, ndërsa shpresojnë se viti që sapo filloi të sjellë situatë edhe më të mirë në Kosovë.