Me gota të zbrazëta të birrës çekët kundërshtojnë bllokadën

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Qindra protestues u mblodhën në Pragë, Republika Çeke të dielën me gota të zbrazëta të birrës kanë protestuar kundër mbylljes së pubeve dhe restoranteve në vend.

Republika Çeke rivendosi masat ndaj COVID-19 përpara Krishtlindjes për shkak të një rritje të infeksioneve, të cilat përfshinin mbylljen e bareve, restoranteve dhe hoteleve.

Demonstruesit ndezën qirinj brenda gotave të birrës dhe i vendosën ato në një vijë që shtrihej rreth një kilometër nga qendra e qytetit deri në ndërtesat qeveritare, transmeton Klan Kosova.

Baret dhe restorantet u lejuan të rihapeshin më 3 dhjetor pasi shkalla e infeksionit ishte në rënie, por ata u detyruan të mbyllnin dyert përsëri në 27 dhjetor kur rastet filluan të rriteshinpërsëri.

Kryeministri Andrej Babis e ka quajtur vendimin zhgënjyes por të domosdoshëm.

Ai tha se qeveria do të kompensojë bizneset për humbjet e tyre.

Të gjitha dyqanet, përveç atyre që shesin mallra thelbësore të tilla si ushqime dhe ilaçe, gjithashtu janë urdhëruar të mbyllen, raporton AP.

Të ngjashme