Qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe fillimin e bombardimeve të NATO-së në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Më kuadër të aktiviteteve janë bëre edhe homazhe në kompleksin Memorial në Gllogjan.
Të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari dhe Bekim Jashari si dhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputeti Bekë Berisha si dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë homazhe pranë kompleksit Memorial në Gllogjan.