Me kërkesë të kryeministrit, Kryesia e Kuvendit mblidhet sonte

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 19:16 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sonte, në ora 19:30.

Kjo mbledhje e Kryesisë është thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit me rend dite: “Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendim që zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ta kryesojë ekipin negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zëvendëskryeministrat tjerë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Dardan Gashi dhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arfifi.Haradinaj ka ftuar edhe partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë ekip, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, një seancë e jashtëzakonshme është caktuar për ditën e nesërme, për në orën 10:00. Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/fatmir-limaj-do-te-kryesoje-ekipin-negociator-per-dialog-me-serbine/

Të ngjashme