Arrestimi i politikanit Arsenijevic për shkak te fishkëllimës gjatë vizitës së Kryeministrit Kurti në Mitrovicë është një akt i turpshëm i Policisë së Kosovës.
Me këtë akt jo vetëm që Policia e ka privuar nga liria një qytetar që ka protestuar në mënyrë joviolente, por me këtë e ka bërë edhe zhbërjen e narrativit të rendit e ligjit të cilin me aq zë të lartë e propagandon Qeveria e Kosovës.
Pastaj, ejani dhe bindeni dike qe institucionet e tona i respektojnë te drejtat e njeriut dhe qe i respektojnë te drejtat e komuniteteve jo-shumice.
Me këtë qasje irracionale dhe anti-kushtetuese, keni me e kërkuar Asociacionin, por nuk keni me e gjetë!
Shoqerise civile dhe partive opozitare nuk ju bene nder heshtja kur shkelen te drejtat e njeriut, e aq me tepër kur kjo ju behet pjesëtareve te komuniteteve joshumicë.
Heshtja nuk është asgjë më shumë e as me pak sesa pranim i akteve të tilla, dhe bashkëpjesëmarrje në rrënimin e liberal-demokracisë në vendin tonë!
(Autori është drejtor i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED)