Më mirë stërvitja në grup apo individuale?

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 22:28 | Nga

Stërvitja në grup është më efikase sesa ajo individuale. Një studim në Shtetet e Bashkuara dëshmon se stërvitjet në grup, si një lojë basketbolli apo volejbolli rezultojnë më të shëndetshme për trupin e njeriut.

Rezulton se njerëzit që janë ushtruar në sporte individuale kanë qenë të prekur nga stresi dhe depresioni. 23 përqind e tyre janë të ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve.

Profesorët shprehen se stërvitja 3 deri 5 herë në javë ndihmon për të pasur një gjendje të mirë emocionale duke shmangur kështu depresionin, shkruan tvklan. Të gjitha këto konkluzione janë përfituar nga studimi që ka analizuar për 25 vjet shëndetin tek rreth 1.2 milionë e të rriturve në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme