Familja e futbollit me stadium për stërvitje në shtëpi

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Familja e ish-futbollistit Dorjee Tsawa nuk ka ndërprerë stërvitjet as gjatë krizës së koronavirusit. Fëmijët e tij po ushtrojnë në “stadiumin” e ndërtuar në oborrin e shtëpisë.

Ka pasur shumë video me “stërvitjet” e futbollistëve brenda në shtëpi së fundi. Por jo edhe nga familja Tsawa. Në komunën Andwil në St. Gallen të Zvicrës ka kushte profesionale për stërvitje edhe gjatë pandemisë, ka shkruar Blick.

Tre prej katër fëmijëve të ish-lojtarit të Superligës së Zvicrës, Dorje Tsawa (43) kanë ambicie për të arritur në futboll. Ata aktualisht luajnë te të rinjtë, ndërsa gjatë izolimit për shkak të pandemisë e kanë kujdesin e duhur falë babait të tyre. Tsawa është trajner i fitnesit te të rinjtë e Zuerichut.

Një fushë artificiale, porta të vërteta dhe materiale tjera për ushtrime. Çdo gjë është atje. Gjatë krizës së koronavirusit stërvitjet zhvillohen pa problem.

“Prindërit tanë gjithnjë kanë dashur një vend si ky”, ka thënë Tsawa që ka luajtur për St. Gallenin, Zuerichun, Bellinzonan, Xamaxin dhe Schaffhausenin.

Fëmijët e tij më parë kanë luajtur në sipërfaqe të fortë në oborrin e shtëpisë. Verën e kaluar ish-futbollisti vendosi të ndërtoi “stadiumin për stërvitje” në Andwil.

“Kemi edhe një sallë të vogël për ngritje peshash brenda në shtëpi”, ka treguar Tsawa.

Cheveyo (13), Shanae (10), Taio (5) ushtrojnë futboll. Vetëm Ayumi (7) ka vendosur për atletikë në vend të sportit familjar.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme