Me moton “Marshojmë s’festojmë”, gratë protestojnë para objektit të Qeverisë

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 13:06 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Marshojmë s’festojmë”, qindra gra, kanë vazhduar protestën para objektit të Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Mars, raporton Ekonomia Online.

Me pankarta në duar, ato marshuan dhe kërkuan të drejtat që sipas tyre iu mungojnë. Ato kanë hedhur ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun, në objektin e qeveritar.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali për të mbërritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës.

Bjeshkë Guri, aktiviste e Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka thënë se përderisa ka dhunë fizike e seksuale nuk mund të festohet 8 Marsi nga to.

Ajo përmendi edhe gratë e komunitetit ashkali, rom e egjiptian, të cilët përballen me racizmin.

“Dhuna fizike, seksuale, ekonomike e ajo emocionale që janë shndërruar në normë e që grave iu ndodhë në përditshmëri, sot na pamundësojnë që 8 Marsin ta festojmë. Kjo ditë, nuk mund të jetë festë për neve përderisa vajzat e gratë ngacmohen seksualisht, përdhunohen, rrahën nga burrat, iu mohohet e drejta për të punuar, nuk iu njihet puna e paguar, vazhdojnë të shihen si “dytësore”, e iu cenohet sovraniteti mbi trupin e tyre”.

“Përderisa vajzat e gratë jetojnë nën frikë e tmerr në shtëpitë e tyre, në rrugë, në shkollë a punë, ne nuk mund të festojmë. Përderisa vajzat e komunitetit ashkali, romë e egjiptiane të jenë të lira nga racizmi patriarkal, ne nuk mund të festojmë”, tha ajo.

“Drejtësi për ato gra që u vranë nga burrat me dijeninë e shtetit, drejtësi për ato vajza e gra që aktualisht janë duke jetuar nën dhunë e frikë. Po ua rikujtojmë edhe qeverisë se çdo hallke tjetër institucionale ne nuk do të ndalemi së kundërshtuari shtypjen tonë”, tha ajo.

Liridona Sijarina, aktiviste, tha se rezistenca e tyre çdo ditë e më shumë po bëhet më e fortë më e guximshme. Ajo tha se solidarizohen edhe me popullin ukrainas, duke thënë se çdo herë në luftë, të dobëtit e pësojnë më shumë.

“Ky 8 Mars përveç që na zapton ndenjen e trupin tonë me padrejtësi të shumëfishta  nuk mundet me u shënua pa iu kthye punës e angazhimit që gratë kanë bërë ndër vite që kjo ditë të shndërrohet në pikë ku e kundërshtojnë pabarazinë e refuzojnë të nënshtrohen. Andaj ne përveç që qëndrojmë në solidaritet e dorë për dore me njëra tjetrën, qëndrojmë në solidaritet edhe me popullin ukrainas e çdo popull që padrejtësisht është duke u mbajtur në dhunë e shtypje”.

“Sepse e dimë që lufta është ai terreni ku me të dobëtit e pësojnë më së keqi, se dhunimet seksuale janë një nga mjetet kryesore me çka luftohet e mbi të gjitha sepse askush askund nuk meriton të jetoj nën okupim, shtypje e dhunë”, tha ajo.

Të ngjashme