Me nderime të larta shtetërore nën përkujdesjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani janë rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete, raporton Ekonomia Online.
Për nderuar veprën e heronjve morën pjesë edhekreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Fillimisht për katër heronjtë që vijnë nga Llapi janë bërë homazhe në Hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në orën 11:30. Për heronjtë është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.
Presidenti Hashim Thaçi me këtë rast ka ndarë medaljen “Urdhri i lirisë” për familjet e dëshmorëve Zhitia, Fazliu dhe Rrahmani.
30 vjet më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ranë heroikisht 21 vjet më parë.