Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore (6 humbje dhe 1 barazim), Werder Bremeni ka arritur të shënoi fitore në Bundesligë, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27’të në kampionatin gjerman, Werder Bremeni ka regjistruar fitore minimale në udhëtim te Freiburgu.
Ndeshje e zhvilluar sot në ‘Schwarzwald-Stadion’ ka përfunduar me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Leonardo Bittencourt në minutën e 19’të.
Milot Rashica edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 82 minuta, por nuk arriti të lë gjurmë me gol ose asistim. Kurse, te Freiburgu nga minuta e 71’të u aktivizua Amir Abrashi.
Werder Bremeni tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (17), duke mbetur ende në rrezik për rënie nga Bundesliga. Ndërsa, Freiburgu mbetet me 37 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.