Valuta e përbashkët evropiane ka zbritur në nivelin më të ulët në 11 vjet…
Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e fundit kanë zbuluar sekretin e fundit të Europës, Shqipërinë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri mbi 1 milionë të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës, teksa operatorët turistikë pohojnë se hotelet në Golem, ku është fluksi më i madh i të huajve, kryesisht polakë, çekë, nordikë, gjermanë, janë të prenotuara deri në tetor.
Eurot e turistëve është nja nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në Shqipëri. Euro ka filluar të nënçmohet me shpejtësi pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Pas festës së Bajramit, pati prurje të turistëve nga vendet e rajonit, dhe jo vetëm, të cilët po rrisin ofertën në valutë.