(Short Essay për fenomenologjinë e mbijetesës së monumentales në pikturë)
1.
Tue hedhun ngjyrë në kanavacë, m’u afru nji burrë i shtymë n’moshë, Isufi, i cili po e shihte tablon time nga seria “Kujtesa e ujit” si figurë të vetmueme dhe po mē thoshte: “Gjatë finalizimit, shoqnoe me diçka që të mos doket figurë fort e shkretë”!?
Unë e kisha përfundu punën në kanavacën time.
Kjo më bâni me mendu se ia kisha dalë vërtetë me e bâ ni vepër arti:
- Vetmi shkretane si estetikë dhe vepër e pa kryeme si fenomenologji. Sëkëndejmi, askush ma s’i qaset (asht prani e të papranishmës!?) dhe tablo të cilën dikush mundet me e rimendue!
Zhvendosje e kohëve dhe revalorizim estetik, jo vetëm zhvendosje zhanri!
2.
Monumentet e vetmueme që e kanë humbur tashmâ kuotimin ontologjik, sepse janë hedhë “jasht kontekstit” historik dhe estetik, janë në fokus të interesimit tim krijues.
- Përjetësim i tyre (zgjatim në kohë) me një formē joorigjinare të shprehjës, gjatë fazës së fundit të tyre, lëngatës ose agonisë.
Gjatë sëmundjës dhe vdirjës nietzschesne, “kafsha e sëmurë” janë objektet monumentale të harrueme e braktisuna nga krijyesit e tyne dhe nga çdo raport i shprehjës së fuqisë ikonike të pushtetit (ideologjik, ekonomik si dhe fetar) dhe rendit të sendeve