Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në konferencën për medie, u kanë bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, raporton Ekonomia Online.
Kandidati për deputet, Shemsedin Dreshaj, ka falënderuar mediet për punën e palodhshme.
“Sipas të dhënave në dalje në votime janë 35% në rang të vendit dhe deri në mbylljen e votimeve kanë mbetur 3 orë dhe lusim qytetarët të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, tha Dreshaj.