Më pak stres, ndaje peshën me ekipin

Prishtinë | 01 Dhj 2024 | 01:57 | Nga Ekonomia Online

Ata njerëz të cilët i keni punësuar për të punuar në biznesin tuaj? Çfarë nëse filloni t’i lejoni të bëjnë punën e tyre?

Ka shumë profesionistë të stresuar në vendin e punës. Dhe ajo që udhëheqësit nuk e kuptojnë është se ai stres i tepërt mund të menaxhohet duke mësuar të ndajnë atë ngarkesë, duke u bërë më transparentë dhe duke pasur një sistem të mbështetjes. Por ende shumë profesionistë vuajnë në heshtje.

Kur nuk mësoni të menaxhoni stresin, ndikon në shëndetin tuaj. Në fakt, 120,000 vdekje në vit shkaktohen nga stresi në vendin e punës, e bazuar në studimin nga Joel Goh në Shkollën e Biznesit Harvard. Jo vetëm që ndikon në shëndetin tuaj, stresi gjithashtu mund të ndikojë në qëndrimin dhe sjelljet tuaja në mënyrë negative. Papritmas, njerëzit nuk do të dëshirojnë të qëndrojnë me ju. Ata fillojnë t’ju shmangnin dhe ndalojnë ndarjen e informatave. Ata madje mund të fillojnë duke lënë ekipin dhe duke u treguar të tjerëve për përvojën e tyre të keqe.

Sarah është një shembull i mirë i menaxheres së stresuar. Kompania në të cilën punon është një kompani e marketingut digjital. Për shkak të një ndryshimi të papritur në menaxhment, asaj iu kërkua të fillonte rolin e menaxheres. Edhe pse ajo hezitoi, ishte një punonjëse besnike dhe e pranoi këtë pozitë.

Kalimi nga një kontribuese e thjeshtë në menaxhere gjatë natës, pa asnjë trajnim, Sarah gjeti veten duke menaxhuar një grup të profesionistëve të rinj dhe të pa përvojë. Për shkak të mungesës së përvojës së ekipit, ajo reagoi duke mos transferuar shumë detyra sepse nuk besonte në kapacitetet e punonjësve të saj. Sa më shumë që nuk transferonte, aq më shumë stres i jepte vetes. Së shpejti, ajo punonte 60 orë në javë dhe thoshte se gjërat janë negative. Gjuha e saj e trupit u bë e nevrikosur.

Gjatë punës me orë të gjata, Sarah kishte besimet e saj të vetë-kufizuara. Ju kujtohet se ajo hezitoi të merrte këtë rol? Ajo pranoi pozitën duke besuar se e mori këtë punë për shkak të nevojës së shkurtër. Besimi i saj ishte se ajo nuk ishte kandidatja më e mirë, por kandidatja e vetme.

Ajo që kuptova shpejtë ishte se Sarah nuk po merrte mbështetjen e nevojshme nga menaxhmenti i lartë. Ajo nuk kishte ide se si menaxhmenti po vlerësonte performancën e saj, nuk kishte inkurajim nga menaxheri i saj. Ajo ndihej sikur ishte vetëm në një ishull. Kjo situatën kërkoi një bisedë në mes të Sarah, meje dhe menaxherit të saj për të qartësuar se cilët ishin faktorët e saj të suksesit dhe si do të vlerësohej ajo. Sapo fitoi qartësi të suksesit dhe inkurajim nga menaxheri i saj, vetëbesimi i saj u rrit dhe stresi u zvogëlua. Ajo nuk e pyeste më veten se si dukej suksesi.

Duke përdorur një vlerësim 360, ishte e qartë për Sarah se njerëzit e kishin perceptuar atë si një person të nevrikosur dhe negativ. Si një trajnere, e sfidova atë të reflektonte dhe të analizonte se çfarë po e shkaktonte atë sjellje dhe cilat gjëra i kontrollonte të cilat po i shkaktonin asaj stres. Vlerësimi gjithashtu i ofroi asaj reagime se ajo nuk po i menaxhonte mirë punonjësit e saj dhe ata nuk ndiheshin të besuar. Në fund, ajo erdhi në përfundim se ishte puna e saj e rëndë që po i shkaktonte asaj stres. Ajo e kuptoi se duhej të gjente një mënyrë për të zvogëluar punën e saj të rëndë dhe të ju besonte punonjësve të saj.

Duke mësuar se si të transferonte ishte hapi i saj i parë në zvogëlimin e stresit. Ajo ia bëri vetes këto tri pyetje:

Si një menaxhere, çfarë detyra po bëj tani të cilat i kam bërë para ngritjes në pozitë?
– Nëse do të kisha ekipin ideal me shkathtësitë e duhura, çfarë detyra do t’ia transferoja një anëtari të ekipit?
– Cilët anëtarë të ekipit kanë kapacitetin për të mësuar se si ti bëjnë këto detyra?
– Si mund t’u shfaq njohuritë e mia atyre që të përgatiten për këto detyra?

Dhe në fund, Sarah ishte një person shumë privat. Ajo nuk kishte shokë në punë. Askush nuk e njihte Sarah ‘’e vërtetë’’. Ky mund të jetë një vend shumë i vetmuar dhe mund të shkaktojë stres. Kur keni dikë në punë të cilit ia besoni shqetësimet tuaja, stresi bëhet më i menaxhueshëm. Dhe në rastin e Sarah, unë u bëra personi i cili e trajnonte atë. Gjatë bisedave tona, ne zbuluam se si ajo e vendosi veten në situata ku mund të hapej, të ishte më transparente dhe më e prekshme. Së shpejti ajo po përparonte dhe po zhvillonte disa marrëdhënie me kolegët e saj të rinj të cilët i ofronin këshilla dhe mbështetje.

Kur Sarah kombinoi transferimin efektiv me transparencën me kolegët e saj, ajo rizbuloi veten e saj. Dhe me komunikim të rritur dhe mbështetje nga menaxheri i saj, Sarah kishte drejtimin dhe inkurajimin e nevojshëm për të qenë e suksesshme. (Beth Miller/ Entrepreuner)

Të ngjashme