Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar telegram urimi për të gjithë qytetarët e besimit krishterë me rastin e festës së Krishtlindjës.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mot Krishtlindjen.
Uroj që kjo kremte të gjejë familjet tuaja të mbushura me shëndet, harmoni dhe dashuri.
Festa e Krishtlindjes, le ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe plotë begati.
Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë”.