Punonjësit e aeroportit të Brindisit në Itali janë çuditur kur kanë parë një shalqi.
Duket se personi që ka vendosur frutin në vendin e bagazheve ka dashur të marrë me vete një kujtim të shijshëm nga Pulia.
Kryetari i bordit drejtues të Aeroporti di Puglia, Antonio Vasile e dha lajmin bashkë me një foto në Facebook, sipas Tgcom24.
“E kuptoj, betohem e kuptoj që doni të sillni pak Pulia në shtëpi kur të ktheheni, nga pushimet tuaja, por a nuk e ekzagjerojmë?”, shkruan ai krahas fotografisë.
Fotoja u bë menjëherë virale, por disa përdorues kanë theksuar se e njëjta foto është bërë në vitin 2021 në aeroportin e Catanias. Komentet që e shtynë Presidentin Vasile të fshinte postimin.