Më shumë se 100 milionë amerikanë kanë votuar në të gjithë vendin para se të hapen votimet në Ditën e Zgjedhjeve, sipas një sondazhi të zyrtarëve të zgjedhjeve nga CNN.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, këto vota përfaqësojnë më shumë se 47 për qind të votuesve të regjistruar në të gjithë vendin.
Votimi para Ditës së Zgjedhjeve u rrit në të gjithë vendin mes pandemisë së vazhdueshme nga coronavirusi.
Të paktën gjashtë shtete sikurse Texas, Hawai, Nevada, Washington, Arizona dhe Montana, tejkaluan pjesëmarrjen e tyre totale në votim, nga zgjedhjet e përgjithshshme të vitit 2016.
Në shtatë shtete të tjera – votimi paragjedhor përfaqëson të paktën 90 për qind të votave të tyre totale për vitin 2026, mes tyre janë Karolina e Veriut, Oregoni, Kolorado, New Mexico, Georgia, Florida dhe Tennessee.