Më shumë se 17.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid, tregojnë të dhënat zyrtare të prezantuara të dielën.
Këto të dhëna tregojnë se të dielën 215 njerëz kanë vdekur pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, të dhëna më të ulëta se të shtunën ku u raportuan 445 të vdekur.
Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Britani është 120.580. shifrat tregojnë për 9.834 raste, më pak se të shtunën ku u regjistruan 10.406.