Më shumë se 60 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur shkaku i shpërthimit të fundit të një magazine së nitratit të amoniumit në portin e Bejrutit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
“Numri i të vdekurve është 154, nga të cilët 25 nuk janë identifikuar ende”, njofton ministria, duke shtuar se 60 persona të zhdukur janë ende në kërkim, shkruan aljazeera, transmeton Telegrafi.
Ministria tha se shpërthimi, i ndodhur të martën, plagosi më shumë se pesëmijë njerëz, ku 120 prej të cilëve janë akoma në gjendje kritike.
Një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë është planifikuar për të rritur ndihmën urgjente humanitare.
Ndryshe, presidenti libanez ka hedhur dyshime se mund të jetë edhe një sulm me raketë ose bombë.