Shoqata Kosovare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (KOSHA) ka promovuar “Strategjinë rajonale për siguri dhe shëndet në punë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj shoqate, Fatmir Saraqini, ka treguar se së bashku me vendet e tjera janë duke e zhvilluar një strategji për shëndet në punë.
“Besoj se është një ngjarje e madhe për Kosovën se bashkërisht me vendet tjera jemi duke e zhvilluar një strategji për shëndet në punë”, tha Saraqini.
Profesori Agim Shaqiri tha se më këtë strategji synojnë që t’u dalin në ndihmë punëtorëve të cilët çdo ditë ballafaqohen me sfida.
Ai ka treguar se objektivat kryesore janë përgatitja e strategjisë rajonale, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, medies dhe të gjithë aktorëve të tjerë.
“Çdo ditë ballafaqohemi me sfidat e punëtorëve dhe ne me këtë strategji jemi që t’i japim një ndihmë. Në këtë strategji kanë marrë pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Objektivat e strategjisë janë; përgatitja e strategjisë rajonale, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe medies dhe të gjithë aktorëve të tjerë”.
“Prioritetet strategjike janë: kuadri efektiv ligjor, edukimi, ngritja e kapaciteteve, promovimi dhe ngritja e vetëdijes publike, bashkëpunimi sektorial dhe ndërsektorial në nivel kombëtar dhe rajonal”, tha ai, raporton EO.
Shaqiri tha se qëllim kryesor është mbrojta e të punësuarit, përmbushja e standardeve dhe zvogëlimi i rreziqeve.
“Qëllimet themelore janë të mbrojë të punësuarit, përmbushja e standardeve, të zvogëlojë rreziqet, të rregullojë efektet negative”.