24 punëtorë të vdekur në vendin e punës në vitin 2018

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 11:19 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë (KNSSHP) kanë diskutuar lidhur me sfidat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Milazim Morina nga Qendra për Politika dhe Avokim bëri prezantimin e analizës mbi gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kanë bërë një krahasim me vendet e rajonit sa i përket lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Morina tha se në vitin 2018-të ka pasur 104 punëtorë të lënduar dhe 24 të vdekur, dy prej tyre vdekje natyrore.

” Ne kemi bë një lloj krahasimi me vendet e rajoni se si është e rregullume. Në Kosovë gjatë vitit 2018 ka pasur 104 persona me lëndime të rënda dhe 24 të vdekur, ku dy prej tyre me vdekje natyrore. Kosova është vendi me shkallen më të  lartë, me 10 mijë të punësuar. 6.3 Sllovenia,  1.93  Shqipëria . Kosova dy vitet e fundit ka licensuar subjekte juridike për ofrim të shërbimeve. Kosova ka kuotën 50, çdo kompani mbi 50 duhet të ketë një të trajnuar. Nëse ka mbi 250 punëtor duhet të ketë dy të trajnuar e kështu me radhë”, tha Morina.

Çerkin Dukolli, Zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe njëherësh kryetar i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në punë prezantoi raportin vjetor të punës së këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Ai tha se ska regjistër të sëmundjeve profesionale.

” Kemi bërë vizita në punë në Obiliq dhe Gjakovë. Këshilli ka vërejt që s’ka regjistër të sëmundjeve profesionale. Regjistrimi i sëmundjeve profesionale pritet të shkoj në Kuvend dhe të miratohet . Ne kemi arrit që brenda vitit që shkoi të realizojmë planin shëndetin në punë”, tha Dukolli.

Sipas Dukollit  gjatë vizitave që kanë bërë në terren kanë vërejtur se sektori privat qëndron më mirë sa i përket kushteve kundrejt atij publik.

“Në sektorin publik kemi vizituar KEK-un dhe disa klinika. Në privat Sharcemin. Në këto vizita kemi pa se sektorët privat kanë kushte më të mira se ato publike. Kemi bë licencim të 6 objekteve, kemi bë kampanja vetëdijësuese për shëndetin në punë. Presim që në viti 2019, të kemi 10 inspektor plus. Përkundër përpjekjeve të inspektorit në punë është shifra e vdekjeve e madhe”, tha ai.

Ai tha se do të angazhohen që të bëjnë më shumë për regjistrimin e sëmundjeve profesionale.

Pas secilës vizitë kemi hartuar raport. Kemi ardh në përfundim se sektori i veprimtarisë paraqet rrezik më të madh.  Aktualisht si mekanizëm institucional po merremi me sigurinë  dhe duhet të bëjmë më tepër për sëmundjet profesionale.

Të ngjashme