Spanja raporton 585 të vdekur brenda 24 orëve nga Coronavirusi

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve ditore nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 585, ndërsa të enjten u raportuan 551 viktima.

Sipas mediave të huaja, numri i vdekjeve është zvogëluar që nga kulmi i shpërthimit në fillim të prillit, kur vendi po regjistronte mbi 900 vdekje në ditë.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të prekurve është 188 mijë, nga 182 mijë sa u raportuan të enjten, një rritje prej 2.9 për qind.

Ndryshe numri i rasteve globalisht nga Coronavirusi ka shkuar në 2.1 milionë, 146 mijë persona kanë vdekur, ndërsa 551 mijë janë shëruar./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme