Biznesmeni dhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, është fejuar me këngëtaren shqiptare në Gjermani, Angelina Shala.
Fotot i ka bërë publike vetë bukuroshja në profilin e saj në Instagram.
Madje në profilin e saj mban edhe inicialet e biznesmenit Brestovci.
Përkundër diferencës në moshë, kjo si duket nuk është problem për çiftin dhe dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me fejesë.