Më të lumtur se kurrë, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen për dore

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Katy Perry dhe Justin Trudeau u panë të kapur për dore gjatë pushimeve në Evropë.

Ylli i popit, 41 vjeç, dhe ish-kryeministri i Kanadasë , 54 vjeç, udhëtuan për në Sardenjë me atë që dukej të ishte një avion privat dhe u fotografuan duke zbritur së bashku nga avioni.

Trudeau dukej shumë i dashuruar teksa mbante çantën e këngëtares ndërsa ata po udhëtonin nëpër aeroport.

Në korrik, çifti u pa duke pushuar në Saint-Tropez përpara se të udhëtonin më vonë nga Jugu i Francës në Greqi, ndërsa pushimet e tyre po vazhdojnë.

Për pjesën tjetër të udhëtimit të tyre, krijuesja e hitit “Firework” tregoi stilin e saj veror me një bluzë me kopsa që e lidhi përpara.

Perry mbante kufjet e saj të argjendta të Apple ndërsa dyshja ecnin krah për krah.

Të ngjashme