Nga sot Ipeshkvia e Kosovës do të jetë Ipeshkvi në kuptimin e plotë të fjalës, pasi ajo kishte funksionuar si administraturë. Ajo me vendim të Vatikanit do të quhet Ipeshkvia e Kosovës, Prizren-Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur delegati apostolik për Kosovë, Juliusz Janusz, në meshën solemne në Katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
“Ipeshkvia juaj ka pasur titullin e administratorit. Qysh në fillim është thënë se kjo do të ndërrojë. Prandaj kam ardhur sot me lajmin e gëzuar”.
Janusz, mas meshës tha se duhet ndjekur shembulli i Nënës Terezë në mënyrë që bota të ketë më shumë paqe. Ai shtoi se Terezë ka mposhtur kufijtë e urrejtjes.
“Nëna Terezë ka dëshmuar se dashuria është e vështire. Mision tim në Kosovë e konsideroj si më te bukurit dhe ndër më të suksesshmit që kam pasur. Nëna Terezë ka mposhtur kufijtë e urrejtjes”, tha ai.
Ipeshkvi Dodë Gjergji porositi të gjithë që ta ndjekin shembullin e Nënës Terezë.
“O zot na mundëso edhe neve që përmes Nënës Terezë të jemi të mëshirshëm ndaj njerëzve”, tha ai.
Duke shtrire dorën e paqes me njëri tjetrin ka përfunduar mesha solemne e organizuar për nderë të festës së Nënës Terezë.