Melinda Ademi është ndër rep-artistet më të njohura në estradën shqiptare, ku së fundmi ka edhe prurje të reja muzikore.
Përkundër kësaj, bukuroshja shqiptare është aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat e saj.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e saj më të re.
“Nashta” titullohet projekti, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur, Tonic, Bannzz dhe Fatjon Miftari.
Me një klip të veçantë, ku edhe shihet me veshje ekstravagante, Malindës një paraqitje të tillë ia ka mundësuar Cinegr8.
Sidoqoftë, që në minutat e parë projekti i saj ka filluar të pëlqehet mjaft shumë nga adhuruesit e muzikës së saj.